Sasho Tasevski përsëri zgjedhet drejtor i Byrosë për Siguri Publike

vull
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e ditës së djeshme e emrëoi mr. Sasho Tasevski për drejtor të Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili edhe deri më tani e ka ushtruar këtë detyrë të rëndësishme.
Tasevski për herë të parë me vendim të Qeverisë ishte emëruar për drejtor të Byrosë për siguri Publike më datën 22.08.2018.
Në këtë periudhë tri vjeçare derisa e ka ushtruar këtë funksion, policia po shënon rezultate të mira. Krimi gjithnjnë është në rënie e sipër, kurse po rritet besimi i qytetarëve në policinë e Maqedonisë.
Sasho Tasevski është magjistër i kriminalistikës dhe kriminologjisë në Fakultetin për Siguri në Shkup dhe doktorant.

Next Post

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, nëntor 2021

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit nëntor 2021 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2020, është 105.6. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: