Sekretari shtetëror në MMPS z.Resmi Ejupi vizitoi çerdhen për fëmijë ’’Rinia’’ në qytetin e Tetovës

vull

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, z.Resmi Ejupi vizitoi çerdhen për fëmijë ’’Rinia’’ në qytetin e Tetovës, ku u prit nga drejtoresha Ramije Dauti si dhe nga përgjegjësi për arsim në komunën e Tetovës z.Ahmet Qazimi.

Sekretari shtetëror, Resmi Ejupi u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat që ka kjo çerdhe. Këtu edukohen mbi 1200 fëmij të ndara në disa grupe.

Sekretari shtetëror vizitoi dhe një qendër për zhvillim të hershëm të fëmijëve në Reçicë të vogël ku u njoftua me situatën dhe nevojën për krijimin dhe zgjerimin e çerdheve për shkak që siç u informua nga drejtoresha kërkesën e vazhdueshme nga ana e prindërve për regjistrim të fëmijëve nëpër çerdhe, ku e përgezoi drejtoreshen për punët dhe angazhimet e saja. Gjithashtu u bisedua edhe për projektin e çerdhës së re e cila pritet të filloj me ndërtim gjat këtijë viti, çerdhe e cila do të ndërtohet nga IPA fondet.

Next Post

Idrizi pret në takim zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Ndër të parët mbështetës të çështjes Çame

  Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u prit sot në një takim nga kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Në fokus të takimit ishte regjistrimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në portalin qeveritar në kuadër të Censusit 2021, çështje me karakter kombëtar, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: