Sekretari shtetëror z.Valmir Aziri vizitoi drejtorin e ansamblit z.Shkodran Tolaj

vull

Sot sekretari z.Valmir Aziri vizitoi zyrat e reja të Ansamblit shqiptar dhe drejtorin  z.Shkodran Tolaj duke e uruar për hapësirat e reja. Së bashku biseduan për ecjen dhe sukseset e mëdha të ansamblit gjatë kësaj periudhe, posaçërisht për suksesin e manifestimit “Dita e plisit”, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz në “Expo 2020” në Dubai. Sekretari Aziri e përgëzoi drejtorin Tolaj për punën e jashtëzakonshme, shfrytëzimin e kapacitetit të tij intelektual e artistik dhe shkëlqimin që i ka dhënë istitucionit i cili tashmë ka kaluar në simbol krenarie për çdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut e më gjerë! Drejtori z.Tolaj e informoi për koncertin e radhës që organizohet për herë të parë për Ditën e mësuesit me ç’rast ansambli do të ketë paraqitjen e parë në Bujanoc me 7 mars me rastin e 135 vjetorit të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë! Drejtori Tolaj e ftoi sekretarin Aziri në këtë manifestim të rëndësishëm për shqiptarët e asaj ane. Me këtë rast sekretarit Aziri iu dhurua një plis dhe shami tradicionale në shenjë falemnderimi për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Next Post

Samanta Karavella lanson super hitin “VAJ”

Këngëtarja e mirënjohur nga shqipëria Samanta sapo ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar “VAJ”. Kënga është punuar nga producenti Boban Apostolov, teksti i shkruar nga Lindon Berisha dhe videoklipi i realizuar nga Gezim Mavric. Në videoklipin e ri këngëtarja, shfaqet mjaft e veçantë me stil unik […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: