Sekuestrohet marihuanë dhe rrënjë kanabisi në rrethinën e Prilepit, arrestohet dileri

vull

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike parashtroi denoncim penal kundër T.N.(53) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 të KP të RMV-së.

Pas marrjes së njohurive operative se i denoncuari merret me prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogës marihuanë, më datën 02.09.2020 me Urdhër për bastisje të shtëpisë dhe ambienteve tjera është kryer bastisje në vikend shtëpinë në vendin e quajtur ” Kishovicë”.

Pas bastisjeve të kryera, në uikend shtëpinë dhe në oborr është gjetur marihuanë dhe 59 rrënjë të kanabisit.

Gjykatës në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Prilep për T.N. caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

Next Post

Kosova dhe Serbia nënshkruanë marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në Zyrën Ovale. Presidenti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: