Sela: Apasiev duhet të mësojë t’i bjerë çiftelisë, e t’ia krisin këngës bashkë me Ali Ahmetin

vull

Lideri i ASh-së, Ziadin Sela ka komentuar deklaratën e deputetit të Levicës, Dimitar Apasievit për gjuhën shqipe pasi Qeveria miratoi dje Dekretin me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në shqip.

 

Sela këshillo Apasievin që të shkojë në kurs për të mësuar shqipen dhe çiftelinë.

“Apasievit a e dinë çfarë i bën mirë? Unë uroj që ai të zgjerojë horizontet e tija dhe është edukatë dhe kulturë të njohësh edhe gjuhët e huaja. Gjuha shqipe është e huaj për Apasievin, por nuk duhet të jetë gjuhë e urryer. Atij unë i sugjeroj që të nis një kurs për gjuhën shqipe, për ta folur gjuhën shqipe dhe bashkë me kursin e shqipes dhe ca leksione në çifteli dhe bashkë me Ali Ahmetin le t’ja krisin këngës”, tha Sela.

Next Post

Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për pagesën e pensioneve: LSDM përgëzon pensionistët

“Me ndryshimet e Ligjit rritja e pensioneve do të harmonizohet në dy raporte, pra me rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare. Kjo do të thotë se nga ky shtator rreth 330.000 pensionistë do të marrin rritjen më të madhe historike të pensioneve, e cila do të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: