Sela falemenderon mediat në rritjen e presionit publik për miratimin e Ligjit për Shtetësi nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

vull

Të nderuar,
Në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët, dua t’ju falënderoj
përzemërsisht, bashkë me gjithë stafin tuaj, për kontributin dhe punën e palodhshme
që ndikuan në rritjen e presionit publik për miratimin e Ligjit për Shtetësi nga Kuvendi
i Maqedonisë së Veriut.
Përmes informimit, raportimeve në forma të ndryshme dhe aktualizimit të
vazhdueshëm të kësaj teme në mediumin tuaj, keni dhënë një ndihmesë të
pazëvendësueshme në sensibilizimin e opinionit dhe të vetë politikës rreth domosdosë
së zgjidhjes së këtij problemi të trashëguar për tre dekada me radhë. Padyshim, jeni
në mesin e më meritorëve që mijëra qytetarë do të jenë të gjendje të realizojnë një të
drejtë themelore njerëzore, me implikime të gjera në çdo sferë të jetës sociale.
Ne sinqerisht besojmë se mediat janë pushteti i katërt në një shoqëri demokratike dhe
angazhohemi për fuqizimin e tyre të mëtejmë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.
Andaj i mirëpresim edhe kritikat dhe vërejtjet si një vlerë e shtuar që ndihmon në
demokratizimin e vendit.
Edhe njëherë, faleminderit përzemërsisht për kontributin tuaj të vazhdueshëm.
Me respekt,
Ziadin Sela
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Next Post

Drejtori Frymezim Dauti shkarkohet nga detyra e drejtorit të Entit Kombëtar, Biblioteka Universitare Kombëtare „Shën Kliment Ohridski"- Shkup

Drejtori Frymezim Dauti  shkarkohet nga detyra e drejtorit të Entit Kombëtar, Biblioteka Universitare Kombëtare „Shën Kliment Ohridski“- Shkup për shkak të punës e cila nuk është në pajtueshmëri me ligjin dhe statusin, edhe në raste të tjera të parashikuara me ligj, në bazë të nenit 33, alineja 2 të Ligjit për kulturë. Pas mbikëqyrjeve disamujorshe të realizuara nga ana e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: