Sela për 27 prillin: “Njeriu që më shpëtoi ndodhet në burg, ish Ministri i Punëve të Brendshme vazhdon të gëzojë poste

vull

Video:

https://fb.watch/6sDNyXF2PW/

Politikani që pësoi më rëndë nga ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nuk është i kënaqur me procesin gjyqsor për këtë rast. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka folur për këtë rast edhe nga SHBA-të ku ndodhet në një vizitë pune. Në një intervistë për Zërin e Ameriks, Sela ka kujtuar se njeriu që i shpëtoi jetën vazhdon të qëndrojë në burg, ndërsa ish Ministri i Punëve të Brendshme që lejoi të ndodhin këto ngjarje, sot vazhdon të gëzojë post në Qeveri.

“Asesi që jo, nuk e ka arrit qëllimin. Pjesa më e madhe e organizatorëve nuk janë prapa grillave dhe nuk janë as të akuzuar. Fatkeqësisht, padrejtësisht në kuadër të këtij procesi, sot vuan burgun njeriu që mua më shpëtoi kokën më 27 prill. Ky është Aabdylfeta Halimi, i cili është dënuar me vendim të plotëfuqishëm. E nga ana tjetër ministri i punëve të brendshme të asaj kohe, vazhdon të gëzojë postin e zv ministrit të drejtësisë në Qeverinë e re. Janë shumë aktorë politik të cilët nuk janë përgjigjur. Ministri i atëhershëm, Agim Nuhiu, vetëm dy ditë përpara 27 prillit e ka dhënë urdhërin pr të menaxhuar Mitko {avkovit me forcat e sigurisë, prandaj ndodhi gjithë ajo që ndodhi”, tha Sela.

Next Post

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës Prof. Sadi Bexheti viziton disa fshatra të malësisë së Tetovës

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës Prof. Sadi Bexheti bashkë me kryetarin e degës së Tetovës Driton Ibishi dhe anëtarë të kryesisë zhvilluan takime me banorë të fshatit Rasadisht, Lisec dhe Shipkovicë për t’u njohur më afër me sfidat që i përkasin banorëve të malësisë.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: