Sela për VOA: Ka plan për ndërprerjen e regjistrimit, Ahmeti mbështet marrëveshjet Zaev-Mickoski

vull

Video:
https://fb.watch/6sDGTR9PfV/

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka paralajmëruar për rrezikun e ndërprerjes së regjistrimit. Ai këto komente i ka bërë nja Nju Jorku ku ndodhet aktualisht, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai tha se marrëveshjeve mes Zaevit dhe Mickoskit, kundër regjistrimit, fuqinë politike ua jep kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Unë shpresoj që të jemi gabim në konstatimin tonë dhe në paralajmërimin se ky proces jo që është shtyrë, por përfundimisht po punohet që të  ndërpritet si i till, si proces. Nga ana tjetër regjistrimi i popullsisë ka marrë dimenzionin e një kauze në Maqedoninë e Veriut duke marrë parasyshë që ka mbi 20 vite që nuk kemi aspak rregjistrim të popullsisë. Fatkeqësisht kjo erdhi si rrezultat i një takimi ndërmjet krerëve të subjekteve politike maqedonse, të zotit Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të cilin unë e pata vlerësuar aso kohe si kryetarë partie, si një takim ndërmjet kryetarësh të partive politike maqedonase që s’do të duhej të prodhonte asnjë efekt politik. Fatkeqësisht në këtë konstatim timin unë gabova, sepse zoti Ahmeti ja dha fuqinë politike këtij takimi dhe efekti i parë politik i prodhuar nga ky takim ishte ndërprerja ose shtyerja e regjistrimit, nën pretekstin e gjoja situatës me korona virusin që s’ka të bëjë fare me të vërtetën. Mos të harrojmë që përpara këtij momenti ishte një aksion politik i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së dhe të majtës që mblodhën edhe nënshkrime në mënyrë që të anulohet regjistrimi i popullatës”, ka thënë Sela për Zërin e Amerikës.

Next Post

Sela në SHBA: Jam këtu për të nxitur diasporën të regjistrohet, ata janë dëshpëruar me vendimin e fundit

Video: https://fb.watch/6sDJNulKTu/ Një ndër qëllimet e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe nxitja e diaposporës për tu regjistruar përmes aplikacionit onlajn, ka thënë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili po qëndron tokën amerikane. Në një intervistë pr Zërin e Amerikës, ai ka sqaruar se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: