Selami: Informacionet për përqindjet në baza etnike nga regjistrimi, dashakeqe

vull

Informacionet se sa përqind të popullsisë e përbëjnë shqiptarët, bullgarët dhe etnitetet tjera, janë manipulim mediatik dhe kanë qëllime dashakeqe, vlerëson zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami.Thotë se duhet t’u besohet vetëm informacioneve që si burim kanë EShS-në dhe gjithçka tjetër jashtë saj, është manipulim mediatik dhe politik në prag të fushatën zgjedhore.“Gjithçka çfarë del si lajm gjatë kësaj periudhe derisa zbatohet procesi i regjistrimit dhe që nuk ka për burim Entin Shtetëror të Statistikave lirisht mund ta llogaritni manipulim mediatik, si manipulim për qëllim ditor, si manipulim për qëllime politike aq më tepër që jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe nënkuptohet pse bëhet kjo”, tha Selami në ngjarjen në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi”.Shtoi se të dhënat nga regjistrimi do të përpunohen brenda gjashtë muajve nga përfundimi i procesit.“Ne i mbledhim të dhënat, i grumbullojmë të dhënat dhe ato do të jepen si rezultat pasi të mbarojë regjistrimi. Regjistrimi mbaron më 30 shtator dhe pas kësaj kemi periudhë prej 6 muajsh që t’i përpunojmë të dhënat dhe t’i shpallim të dhëna. Gjithçka jashtë kësaj llogariteni si qëllim dashakeq”, tha Selami.

Next Post

Shoferët e pavaksinuar nuk do të mund të blejnë karburante

Dita e parë e aplikimit të masave më të rrepta anti-epidemike në Slloveni po zhvillohet me disa ankesa nga të pavaksinuarit, por pa incidente, dhe pakënaqësia më e madhe është në mesin e shoferëve që nuk mund të mbushin karburantin me automjetet e tyre pa një konfirmim COVID-i. Shumica e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: