Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

ShA ESM nënshkroi marrëveshje me BERZH-in për një linjë kreditore të favorshme për ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike

2 min read

ShA ESM nënshkroi marrëveshje me BERZH-in për një linjë kreditore të favorshme për ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike, CF Manastir-1 prej 20MW dhe CF Oslomej-2 prej 10MW. Ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike do të kushtojë rreth 25 milionë euro, nga të cilat 5.7 milionë euro do të jenë grant nga Komisioni Evropian, i cili ul kredinë dhe kostot e ndërtimit me 20%. Ky është një tregues se institucionet evropiane vlerësojnë angazhimet e Qeverisë dhe ESM për një kalim të shpejtë dhe të drejtë drejt energjisë së gjelbër.

CF Manastir-1 prej 20MW do të shënojë fillimin e tranzicionit energjetik të KXE Manastir. Impianti do të ndërtohet mbi një minierë qymyri të varfëruar dhe do të jetë centrali diellor më i madh shtetëror. Për KXE Manastir po përgatiten projekte të tjera për centrale fotovoltaike në afërsi të kombinatit, prej 260MW të tjera.

Centrali fotovotaik Oslomej-2 10MW në Kërçovë do të jetë vazhdimësi e procesit të tranzicionit energjetik të KXE Oslomej, ku po përgatitet fillimi i ndërtimit të dy centraleve të tjerë fotovoltaik prej 100MW.

Qëllimi ynë përfundimtar është zëvendësimi i plotë i termocentraleve me qymyr me centrale diellore, dhe në KXE Manastir pjesërisht me një central me gaz.

Për momentin ShA ESM është në proces të realizimit të 12 projekteve me burime të rinovueshme të energjisë, të cilat do të sjellin një fuqi të instaluar prej 1760MW, që është më shumë se fuqia e instaluar ekzistuese e kapaciteteve aktuale të ESM, prej 1420MW.