Shabani: Nuk kemi kohë për mashtrime 3D, jemi të zënë me projekte reale

vull

Kryetari aktual i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, i cili vjen nga kolaicioni ASH-AAA dhe kërkon mandatin e dytë, përmes rrjeteve sociale ka theksuar se nuk kanë kohë të merren, siç ai shprehet, me projekte mashtruese 3D. Për atë që ju nuk e bête me vite, ne arritëm ta realiozjmë brenda një mandatin, ka thënë ai, duke promovuar një nga projektet e realizuara nga ana e tij gjatë katër vjeçarit të kaluar.

“Ishte qëllimi ynë kryesor që të përmirsojmë infrastrukturën e vendbanimeve në komunën tonë. Bëmë aq sa mundëm, aq sa ata nuk arritën të bëjn për 12 vite ne i bëmë për 4 vite. Ju kërkojm falje që nuk kishim kohë që të bëjmë mashtrime 3D sepse ishim të zënë duke realizuar projekte konkrete që ju mund ti shifni me sytë e juaj”, shkruan Shabani në Facebook.

Shkrimin e tij Shabani e ka shoqëruar me një video nga asfaltimi i rrugës që lidh Senakosin me Negotinë e njohur ndryshe si “Rruga e Pazarit”.

 

Next Post

Teuta Arifi takohet me përfaqësuesit e shoqatës CORTEX

Sot në cilësinë e kandidates për kryetare të Komunës së Tetovës, nga përfaqësuesit e shoqatës CORTEX u prezantua Analiza e vlerësimit të nevojave të grave viktima të dhunës familjare. Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Institucionalizimi i shërbimeve cilësore për rehabilitimin dhe integrimin e grave viktima të dhunës” […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: