Shahpaska në konferencën e ONP-së në Gjenevë: Qeveria e ruajti stabilitetin ekonomik dhe parandaloi humbjen e vendeve të punës

vull

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, përmes një video-lidhje, iu drejtua sesionit të 109-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, që u mbajt në Gjenevë, ku ndau përvojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përballjen me pandeminë Covid—19 dhe pasojat e shkaktuara prej saj.

Konferenca e sivjetme është me rastin e sfidave me të cilat bota po ballafaqohet gjatë përballjes me pandeminë Covid-19.

Duke i theksuar dy prioritetet e mëdha në periudhën e kaluar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbështetje e kompanive në ruajtjen e çdo vendi të punës dhe ndihmë për kategoritë më të prekura të qytetarëve për tejkalimin më të lehtë të krizës, ministrja Shahpaska potencoi se, Qeveria arriti të mbajë stabilitetin ekonomik në vend dhe të parandalojë humbje të vendeve të punës.

“Për këtë qëllim, krijuam gjashtë paketa të masave ekonomike në konsultim me partnerët social. Masat ishin të përgatitura të tilla t’i përshtaten nevojave thelbësore të kompanive, kështu duke mbajtur llogari për respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe kujdesin për shëndetin e punëtorëve. Këshilli Ekonomik-Social si një organ trepalësh i përbërë nga përfaqësuesit e punëtorëve, punëdhënësve dhe Qeveria ishte organi kryesor përmes së cilës kaluan, u riorganizuan, gjashtë paketat e masës me vlerë prej një miliardë e dyqind e gjashtëdhjetë milionë euro që i drejtuam në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse në pajtim me nevojat e punëtorëve dhe punëdhënësve”, tha ministrja Jagoda Shahpaska në fjalimin e saj.

Organizata Ndërkombëtare e Punës është agjencia e vetme trepalëshe e OKB-së, prej vitit 1919, dhe i bashkon qeveritë, punëdhënësit dhe punëtorët e 187 vendeve anëtare.

Qëllimet kryesore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës janë promovimi i të drejtave të punëtorëve, nxitja e mundësive të mira për punësim, përforcim i mbrojtjes sociale dhe përforcim i dialogut social. Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në ONP e konfirmon dhe ndihmon angazhimi i Qeverisë për ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, duke respektuar të drejtat e punëtorit dhe duke përforcuar dialogun social në vend.

Next Post

Carovska: Falënderime të mëdha për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, ky vit shkollor ishte një sfidë të cilit ne iu përgjigjëm me sukses së bashku

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska përmes video fjalimit falënderoi mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për përfundimin e vitit shkollor në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Viti shkollor 2020/2021 ishte sfidë të cilit me sukses iu përgjigjëm. Nxënësit morën mësim cilësor dhe proces edukativ- arsimor të pandërprerë ndërsa […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: