Shaqiri: Do të mbështesim maksimalisht krijimin e sektorëve me funksion zbatimin e gjuhëve nëpër institucionet shtetërore

vull

Ministri për shoqëri informatike dhe adminisratë, Jeton Shaqiri, ishte i ftuar sot në ceremoninë e ndarjes së çertifikatave, për ndjekje të trajnimit për përkthim dhe lektyrim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, organizuar nga Agjencia e zbatimit të gjuhës.

 

Si rezultat i përmbushjes së detyrimit që vjen nga Ligji për zbatimin e gjuhëve, të gjitha institucionet në vend duhet të krijojnë sektorë dhe vende të reja pune.

 

Ministria për shoqëri informatike tashmë ka krjuar njësinë e saj, në funksion të zbatimit të gjuhëve, dhe është e përkushtuar dhe e gatshme në mënyrë maksimale për të ndihmuar dhe mbështetur secilin institucion në vend për krijimin e këtyre sektorëve.

 

“Njëherit gjej rastin të përgëzoj të gjithë të punësuarit që ndoqën këtë trajnim të rëndësishëm, i cili është mëse i nevojshëm për zhvillimin e tyre profesional”, tha Shaqiri.

 

 

Next Post

Pas takimit me Vuçiqin, t’i ndalohet Edi Ramës hyrja në Kosovë!

Pas të gjitha bëmave ndaj Kosovës,Edvin Ramës duhet t’i ndalohet përkohësisht hyrja në Kosovë.Të mos e teproj ndoshta do duhej të shpallej pse jo edhe persona non grata. Pas minishengenit Ballkani i Hapur,ndër të tjera ai ka mohuar në krah të miqve të tij Vuçiq dhe Zaev ndihmën e parë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: