Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion në vend

vull

Gjatë ditës së sotme, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri.

Përgjatë takimit, ministri Shaqiri i dorëzoi drejtorit Demiri vëretimet për integrimin APRMV-së me sistemin e Regjistrit qëndror të popullsisë. Tashmë ky institucion do të ketë qasje direkte në të dhënat e regjistrit qëndror të popullsisë.

 

Me kyçjen në platformën e interoperabilitetit, institucionet do të mund të përpunojnë dhe shkëmbejnë të dhëna me njera-tjetrën dhe si rrjedhojë kjo përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarin.

Me qëllim rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore, iu bëj thirrje të gjitha institucioneve në vend që të marrin iniciativën për t’u kyçur në sistemin e interoperabilitetit për një periudhë te shpejtë kohore.

 

 

Next Post

Nesër në Shkup do të mbahet Forumi Ekonomik me iniciativë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë

Në organizim të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në koordinim me kabinetet e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në bashkëpunim me odat ekonomike nga rajoni, nesër në Shkup do të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: