Shaqiri: Mbështetja për përshpejtimin e procesit të digjitalizimit, mëse e mirëpritur

vull

Procesi i digjitalizimit ishte temë kryesore gjatë takimit të sotëm mes Ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, Kordinatores së përhershme së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rossana Dudziak dhe udhëheqësit të zyrës së Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit (ITU) për Europën, Jaroslaw Ponder.

 

Përgjatë takimit, Ministri Shaqiri i prezantoi aktivitetet e shumta të Qeverisë së RMV-së dhe MSHIA-së për përshpejtimin e digjitalizimit. Një aktivitet i rëndësishëm është dhe Strategjia nacionale e TIK-ut 2021-2025 e cila është e vendosur në Regjistrin nacional unik të rregulloreve (ENER) dhe pas integrimit të sygjerimeve do të kalohet në Qeveri.

 

Ministri Shaqiri përmendi edhe shtyllat për infrastrukturën, centralizimin e resurseve dhe aftësive digjitale si elemente tejet të rëndësishme për një digjitalizim të qëndrueshëm.

 

Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara dhe ITU prezantuan modelet e ndryshme të mbështetjes teknike të cilat i ofrojnë për institucionet në RMV përmes agjencive të ndryshme. Gjithashtu shprehën edhe gatishmërinë për të ofruar mbështetje në implementimin e Strategjisë nacionale të TIK-ut, veçanërisht në pjesën për aftësitë digjitale.

 

Next Post

IDENTIFIKOHET NGA FAMILJA, TRUPI I PAJETË QË U GJET DJE NË UJËRAT E LUMIT VARDAR

Policia gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje për trupin e pajetë që u gjet gjatë ditës së djeshme në lumin Vardar pranë fshatit Radiovc të Tetovës, . Autoritetet nuk kanë konstatuar gjurmë të dhunës në trupin e të ndjerit, ndërkaq kufoma është identifikuar dhe i është dorëzuar familjes. “Më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: