Shaqiri: Reforma në administratën shtetërore drejt fazës finale

vull

Sot u zhvillua takimi i nëntë i Këshillit për reformën në administratën shtetërore, ku pjesëmarrës ishin ministra dhe përfaqësues nga të gjitha ministritë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekspertë vendas dhe të huaj të angazhuar nga projekti “Mbështetje ndaj riorgamizimit shtetëror”, përfshirë këtu edhe kryeministrin e vendit, Zoran Zaev dhe ministrin për Shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri.

 

Gjatë këtij takimi, Ministri Shaqiri prezantoi për pjesëmarrësit Raportin e tretë gjashtëmujor dhe Raportin e tretë vjetor mbi zbatimin e Planit Aksional të Strategjisë së Reformës së Administratës Publike (2018 – 2022) për vitin 2020.

Pas miratimit të procesverbalit nga takimi i tetë i Këshillit për reformën në administratën shtetërore, i zhvilluar në dhjetor të vitit 2020, u prezantuan propozimet, gjetjet dhe rekomandimet nga projekti “Mbështetje ndaj riorgamizimit shtetëror”.

 

Në fund të takimit të sotëm, Ministria për shoqëri informatike dhe administrate mori detyrën për të dorëzuar në Qeveri informacionin me Raportin e integruar final për riorganizim të administratës shtetërore në seancën e parë të radhës.

 

Next Post

Valon Syla: Çka thanë diaspora po han çebapa e pleskavica në 38 gradë celcius

Gazetari Valon Syla ka vazhduar shakatë me mërgimtarët, të cilët së fundmi kanë nisur edhe t’i përgjigjen deklaratave të tij. “Çka thanë diçka diaspora po han çebapa e pleskavica në 38 gradë celcius. Hani fli, speca, sallatë deri sa flladitet, se ju rrokë barku”, ka shkruar Syla në Facebook. Syla […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: