Shaqiri: Reforma në administratën shtetërore është element kyç drejtë anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian

vull
0 0
Read Time:1 Minute, 36 Second

Sot u prezantua Raporti i tretë vjetor për implementim të Planit aksional të Strategjisë së reformës në administratën shtetërore për vitin 2020 i organizuat nga MSHIA dhe në të njëtën kohë u zhvillua debat i hapur në lidhje me eventin e njëjtë.

Ministri Jeton Shaqiri hapi takimin me këto fjalë: “Së pari, dua të theksoj se Reforma në administratën shtetërore është një proces i udhëhequr nga MSHIA, por për zbatimin e suksesshëm të tij kërkohet angazhim nga të gjitha palët e përfshira”.

Në debatin e hapur morën pjesë përfaqësues nga të gjitha ministritë, institucionet publike, organizatat joqeveritare, sindikatat dhe më gjërë.

“Angazhimi themelor i partneritetit tonë me të gjitha palët e interesit buron nga nevoja për të mundësuar pjesëmarrje thelbësore dhe strukturore të shoqërisë civile në reformat kryesore sektoriale, si pjesë e procesit të pranimit në BE, duke pasur parasysh që reforma në administratën publike është elementi kryesor për anëtarësimin e vendit në BE” theksoi gjatë fjalimit të tij, ministri Shaqiri.

Ministri Jeton Shaqiri tha: “Në kontekstin e krijimit të një administrate publike efikase, moderne dhe të orientuar drejt shërbimit, detyra e MSHIA-së është të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për komunikim të pandërprerë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe zhvillimin e shoqërisë civile, në të cilën krijimi i politikave në një mënyrë gjithëpërfshirëse – duke respektuar pikëpamjet e qytetarëve dhe në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile në reformat kryesore sektoriale – do të konsiderohet një standard, jo një lëshim”.

“Në fund të eventit, falenderova të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë dhe shfrytëzova mundësinë për të inkurajuar të gjithë sektorin joqeveritar që të përdorë të gjithë mekanizmat konsultativ që i disponon për konsulta dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e pushtetit ekzekutiv, komunitetin e donatorëve dhe palet e tjera të interesit, në mënyrë që do të ndikojë dhe kontribuojë në promovimin e reformave sektoriale dhe në rritjen e potencialit të shoqërisë tonë në tërësi” mbylli fjalimin e tij ministri Shaqiri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Zaev: Po realizohet një prej investimeve më të mëdha në energjetikë, 70 milionë euro për ndërtimin e elektranës fotovoltaike në Osllome

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot zyrtarisht nënshkruhen marrëveshjet për ndërtimin e elektranës fotovoltaike në Osllome prej 100 megavat. Bëhet fjalë për  një prej investimeve më të mëdha në energjetikë, më saktë në burimet e ripërtërishme për prodhimin e energjisë elektrike. Vlera e investimit është 70 milionë euro, ndërsa këtë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: