Shaqiri: Shtetet e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm në modernizimin e arsimit në vend

vull
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot ka zhvilluar një takim protokollar me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Sh.S. Znj. Kate Marie Byrnes, ku u diskutua për aktivitetet aktuale dhe gjendjen e arsimit, thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe planet e ardhshme për zhvillimin e sistemit arsimor nacional.
Ministri Shaqiri e njoftoi ambasadoren Byrnes për ecurinë e proceseve që kanë të bëjnë me procesin e dixhitalizimit të arsimit, si dhe zbatimin e reformave në arsimin fillor, duke falënderuar Qeverinë dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara për ndihmën dhe mbështetjen e tyre në zbatimin e trendeve globale nëpër shkollat ​​e vendit tonë.
Shaqiri theksoi se Shtetet e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm në zbatimin e disa projekteve të rëndësishme të realizuara nga MASH me agjencitë qeveritare amerikane, si dhe me Korpusin e Paqes, i cili për më shumë se dy dekada, punon me sukses në projekte që ndihmojnë zhvillimin e komuniteteve në vend.
Ambasadorja amerikane Byrnes theksoi se populli dhe qeveria amerikane janë të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha segmentet e zhvillimit të sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mbështetja e cila edhe deri më tani ka qenë në nivel të lartë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Next Post

MPJ dërgon ekip diplomatik në Ukrainë për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të RMV-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njofton se po e dërgon një ekip diplomatik në Ukrainë, gjegjësisht ambasadori aktual, Krum Efremov, së bashku me një zyrtar tjetër konsullor me përvojë, do ta udhëheqin procesin në terren për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të RMV-së e bashkë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: