Shaqiri: Ta vlerësojmë çdo kontribut për zhvillimin e shkencës, sepse pa shkencë, nuk ka përparim të vendti

vull

Pa shkencë, nuk ka përparim. Prandaj duhet vlerësuar në mënyrë të veçantë, çdo individ, organizatë apo institucion që merret me kërkim shkencor, sepse bëhet fjalë për subjekte që kontribuojnë dukshëm në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të vendit. Çdo veprimtari kërkimore-shkencore paraqet një aktivitet për një arritje të re që do të jetë e dobishme për gjetjen e një zgjidhjeje të re për sfidakonkrete. Pikërisht këtë bën Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Shkup dhe prandaj unë por besoj edhe publiku i gjërë, jemi të kënaqur me punën e tij.

 

Këtë e potencoi në fjalën e tij ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shqiri, sot në prezantimin e rezultateve të punës së Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve për vitin 2021, duke theksuar se është fjala për një institucion shkencor që është mirë i pozicionuar mes institucioneve tjera dhe që njihet për organizimin e një sërë manifestimeve të mëdha vendase dhe ndërkombëtare, si dhe për realizimin e projekteve të mëdha shkencore.

 

„Unë personalisht e di se çfarë sakrificash bën menaxhmenti i institutit për të arritur objektivat e programit dhe e di se çfarë njerëzish punojnë për të. Ju përgëzoj për arritjet tuaja dhe ju uroj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen“, tha Shaqiri.

 

Ministri theksoi se Qeveria dhe MASH i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi veprimtarisë kërkimore-shkencore, duke informuar se buxhetipër shkencën është rritur nga 250 milionë në vitin 2018, në 400 milionë denarë për vitin 2022.

 

„Kujtoj se vitin e kaluar, MASH ka ndarë 224 milion denarë për modernizimin e kushteve dhe metodave të punës në laboratorët e institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve publike shkencore.Gjithashtu, janë ndarë 19 milionë denarë përmbështetjen e projekteve me interes të veçantë publik për të shtatë institutet shkencore publike, mes të cilëve edhe ky institut“, potencoi ministri i arsimit dhe shkencës duke shtuar se po bëhen përpjekje të vazhdueshme që me një rritje konstante të përqindjes së PBB-së tonë që ndahet për shkencën për t’iu afruarmesatares evropiane.

 

Informoi gjithashtu se në drejtim të nxitjes së të rinjve të merren me shkencë, për herë të pare janë paraparë bursa për ciklin e tretë të studimeve për disa drejtime deficitare në vlerë prej 18.000 denarë për 12 muaj të vitit, ndërsa pas një dekade të tërë janë rikthyer përsëri bursat për studime postdiplomike në vlerë prej 9.000 denarësh për 9 muaj të vitit, për drejtimet ku ka deficit të kuadrove.

 

 

Ministria e arsimit dhe shkencës

Next Post

Epoka e dronëve “Bayraktar”: Të lirë, efikas, por s’mund të përdoren kundër Turqisë

Fillimisht në Nagorno Karabakh, ku më 2020 u luftua mes Azerbajxhanit e Armenisë dhe tash në Ukrainë, dronët turq “Bayraktar TB2” po tregohen tejet efikas për të eliminuar caqet e armikut. Edhe më të mirë bëhen kur kuptohet se janë relativisht të lirë për dallim me dronët tjerë. E edhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: