Shaqiri: Vlerat dhe meritokracia do të jenë determinante në përzgjedhjen dhe avancimin e të punësuarve në administratën shtetërore

vull

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Dr.Jeton Shaqiri i shoqëruar nga zëvendëskryeministri përgjegjës për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski, sot (e hënë) në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Kor-rupsionit, realizuan një takim të përbashkët me kryetaren e këtij komisioni, Biljana Ivanovska.

Qëllimi i takimit ishte që para komisionit të prezantohen ndryshimet dhe ligjet e reja për strukturat e larta udhëheqëse, për të punësuarit në sektorin publik dhe ligji për nëpunësit ad-ministrativ, në funksion të përmbushjes së rekomandimeve të projektit “Vlerësimi i cenueshmërisë ndaj korrupsionit në politikat dhe në procedurat e punësimit, me një fokus të veçantë ndaj nepotizmit, kronizmit dhe klientelizmit”.

Ministri Shaqiri, në takim konfirmoi se të gjitha rekomandimet janë të implementuara në ndryshimet e ligjeve tashmë të vendosura në ENER për nëpunësit administrativ, për të punësuarit në sektorin publik dhe ligji për strukturat e larta udhëheqëse, me anën e të cilave ndryshon procedura e punësimeve, e avancimeve dhe e mobilitetit në sektorin publik.

“Këto ligje ndikojnë drejtpërdrejt në depolitizimin e plotë të administratës shtetërore dhe vendosin themelet e vlerave dhe të meritokracisë për të arritur deri tek vendi i punës apo avancimi. Jemi të vendosur t’i çojmë deri në fund këto reforma”, theksoi mes tjerash në takim ministri Shaqiri.

 

Next Post

Qytetari shqiptar reagon: Jemi popull dembel, kurrë nuk reagojmë për të drejtat tona

Reagimi i nje qytetari shqiptar per ABC News qe ka pushtuar rrjetet sociale: “Jemi popull dembel, kurre nuk ngrihemi per te drejtat tona. Shqiptari ka kaluar nga nje pushtues ne tjetrin pa reaguar fare. Fshatari shqiptar ka vetem kazme dhe lopate ne shtepi, kurse ai europian dhjetra vegla per pune”, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: