Shënohet 109 vjetori i lindjes së nobelistes dhe humanistes së madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë

vull

Nën përkujdesin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve u shënua sot 109 vjetori i lindjes së nobelistes dhe humanistes së madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë. Para pllakës përkujtimore ku ndodhej shtëpia e saj në Sheshin e Shkupit në shenjë respekti ndaj veprës së saj madhore u përulën dhe vendosen lule personalitete të vendit dhe të Kosovës.

Lulen e nderit në emër të Komunës së Çairit e vendosi kryetari i Këshillit Komunal z. Zahir Bekteshi. Poashtu, sot u promovua edhe kompleti i autorit kosovar Anton Nikë Berisha “Nëna Terezë në shtatë shpalime” me të cilat e ka bërë të përjetshëm kujtimin për madhështinë e veprave të Gonxhe Bojaxhiut.

Next Post

Zaev dhe Bërnabiq në Tabanoc/Preshevë: I implementojmë praktikat më të mira evropiane, menaxhim i përbashkët me kontrollet kufitare dhe doganore për shkëmbim më të shpejtë të informatave

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, në prani të ministrive të të dy qeverive, si dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve për menaxhim kufitar dhe doganor të të dyja vendeve, sot, në ngjarje të përbashkët si pjesë e vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: