Shërbim merimangë nga sot edhe me një tjetër automjet të ri!

vull

Rrugë të lira dhe të kalueshme për qarkullim të pandërprerë të mjeteve dhe trotuare të lira për lëvizje të sigurt të qytetarëve. Këtë e bëjmë të mundur falë rinovimit të shërbimit merimangë edhe me një tjetër automjet të ri, i cili nga sot do të fillojë të funksionojë dhe të jetë në shërbim të ndërmarrjes. Sigurimi i automjetit shtesë është me kërkesë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë. Me bashkëpunim të komunës dhe policisë rrugore e realizuam këtë! Angazhimi dhe puna jonë është që të ofrojmë rregull më të madh në qarkullimin e qytetit, rregull në parkim dhe lëvizje të qetë e të sigurt të këmbësorëve.

Njëkohësisht apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe t’i parkojnë automjetet në vendet e shënuara përkatësisht.

Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve meritojnë lëvizje të lirë dhe të sigurt në trotuaret dhe rrugët e qytetit!

Next Post

SI TË ARRIHET EPITETI “ASET KOMBËTAR”

Midis nesh   Artistët dhe intelektualët janë të papërmbajtshëm në gjetjen e hapësirave, formave dhe modaliteteve për t’i shprehur vlerat e tyre kombëtar! Nuk ka fuqi në botë që mund t’i ngulfasë, sepse ata shpërndahen në çdo qenie të popullit të vet, bëhen zëri i popullit, fryma e popullit, ideali […]

Subscribe US Now