Shfuqizohet aktgjykimi për Alimin dhe Gurin në rastin “Titanik 3”

vull

Gjykata e Apelit në Shkup, duke vepruar ndaj lëndës penale në publik e njohur si “Titanik 3”, i ka pranuar ankesat e të akuzuarve Ismet Guri dhe Ejup Alimi dhe e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë.

“Pas seancës së mbajtur më datë 12.07.2021, ka sjellë vendim me të cilin i pranon ankesat e të akuzuarve I.G. nga Sh. dhe E.A. nga Sh., të deklaruara nëpërmjet mbrojtësve, me çka e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën e kthen para Gjykatës Penale në Shkup për shqyrtim të serishëm dhe vendim”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Ismet Guri dhe Ejup Alimi më 31 mars 2020 u dënuan me tre vjet e gjashtë muaj burg për rastin “Titanik 3” për shkak të shkatërrimit të materialit zgjedhor në komunën e Çairit në vitin 2013.

Next Post

​Berosh: Kroacia mban zi dhe qëndron pranë popullit të Kosovës, s’do ta harroj kurrë trishtimin që ndjemë

Ministri kroat i Shëndetësisë Dr. Vili Berosh, thotë se nuk do e harroj kurrë mëngjesin e hershëm të së dielës, dhe trishtimin që ndjeu ai bashkë me familjen kur morën lajmin për aksidentin në Slavonski Brod. Dr Berosh tregon se si sensi prej mjekut i dha më shumë fuqi për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: