Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

SHGM dhe SPGPM: Thirrje gazetarëve dhe punonjësve të medias për vaksinim kundër Covid-19

2 min read

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë në ditët në vijim do të organizojë vaksinimin kundër Covid-19 për një grup gazetarësh dhe punonjës mediatik.

Në këtë fazë, Ministria e Shëndetësisë ndanë doza të vaksinës Astra Zeneca për gazetarë aktivë dhe punonjës mediatik që i plotësojnë këto kritere:

–       Gazetarët dhe punonjës mediatik me sëmundje kronike ose

–       Gazetarë dhe punonjës mediatik të moshës mbi 45 vjeç, që janë më të ekspozuar ndaj virusit (punojnë në terren ose kanë incizime të shpeshta në studio)Paraqitja do të realizohet përmes redaksive të cilat duhet të dorëzojnë listë në këtë e-mail: contact@ssnm.org.mk vetëm duke dërguar formularin e plotësuar, e të cilin mund ta shkarkoni këtu.

Theksojmë se do të pranohen aplikacionet që janë dërguar ekskluzivisht në këtë formular në të cilën duhet të shënohet personi përgjegjës për kontakt nga redaksia.

Lidhur me terminin dhe lokacionin e vaksinimit, aplikuesit do të kontaktohen nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë ose nga përfaqësuesi i organizatave gazetareske.

Detyrimi për besueshmërinë e informacioneve bie mbi personin përgjegjës të shënuar në formular. Gazetarë dhe punonjës të tjerë mediatik, që nuk janë përfshirë në këtë grup, do të përfshihen në fazën e dytë të vaksinimit, që është paralajmëruar për në fund të prillit.