ShGM: Politikanët nuk duhet t’i nënvlerësojnë gazetarët në fjalimet e tyre publike

vull

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj komunikimit të papërshtatshëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes të cilit publikisht nënçmohen gazetarët që raportojnë për kontestin bilateral me Bullgarinë.

“Në fjalimin e tij në tubimin e mbajtur të shtunën para Qeverisë, Micskoski tha: “Na kanë gënjyer se nuk negociojnë për gjuhën, se nuk negociojnë për identitetin dhe sot ata që paguhen , për hir të së vërtetës ato pak “pena” qeveritare,, përmes kolumnave të vogla, na bindin se kanë triumfuar kushedi për të satën herë”.

Theksojmë se etiketimi publik i gazetarëve dhe mediave, veçanërisht nga kryetarët e partive politike, ndikon negativisht në lirinë e medias dhe kontribuon në censurë dhe autocensurë.

Narrativa të tilla publike inkurajojnë drejtpërdrejt simpatizantët e partisë që të bëjnë thirrje në rrjetet sociale, për gjuhë të urrejtjes kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave.

Gjuha agresive e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj gazetarëve gjithashtu mund të rezultojnë në akte urrejtjeje, të cilat mund të rrezikojnë më tej sigurinë e gazetarëve dhe rrjedhimisht, të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion rreth proceseve të rëndësishme shoqërore.

Kujtojmë se pavarësia editoriale dhe gazetareske është e pacenueshme dhe nuk duhet të jetë nën presionin e politikanëve sepse ndikon që interesi publik të kthehet në partiak, në dëm të qytetarëve dhe të drejtës së tyre për informim, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Next Post

Qyteti i Shkupit me rritje prej 2800 denarë harmonizoi në mënyrë lineare pagat e të punësuarve me rritjen e pagës minimale

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska me Sindikatën përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, nënshkroi ndryshimet në Marrëveshjen Kolektive në nivel të punëdhënësit Qyteti i Shkupit, me të cilat kryhet rritje lineare për të gjithë të punësuarit në administratën e Qytetit në vlerën 2800 denarë, përveç atyre për të cilët tashmë ka […]

Subscribe US Now