Shilegov ia dhuroi Ramës fanellën e Juventusit

vull

Tashmë të gjithë e dinë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është tifoz i flaktë i ekipit italian, Juventusit.

Se i pëlqen ky ekip, Rama nuk e fsheh as në publik. Shpesh herë shihet i veshur me logon e Juventusit.

Kjo u bë shkas, që sot në Shkup të fitojë si dhuratë fanellën e këtij ekipi.

Ishte i pari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov që u kujdes për këtë, raporton TV21.

Dhurata shkëmbyen edhe të pranishmit tjerë në takimin joformal mes Ramës. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim erdhi një ditë para Mini Shengenit që do të mbahet nesër në Shkup.

Next Post

“B*tha është e jotja, jo …”, ministrja u mbylli derën, aktorët të revoltuar

Ministria e Kulturës u ka mbyllur sot derën e institucionit aktorëve të Teatrit Kombëtar, të cilët do të dorëzonin një kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar. Pasi nuk u lejuan të futen brenda nga rojet që i mbyllën derën, ka reaguar aktorja Juli Emiri. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: