Shpëtim Idrizi: Jam gati të vendosem në mbështetje të gjithë atyre që luftojnë për të drejtat e njeriut, qeverisë i kërkojmë të mos heshtë

Arvanit Cameria

Kreu i partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi teksa foli për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit në studion e ABC, i ka bërë thirje shqiptarëve të votojnë masivisht në zgjedhje.

Idrizi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama, ku sipas tij gjuha e kryeministrit duhet marrë në shqyrtim nga KQZ, pasi ishin jashtë çdo etike fjalët apo etiketimet për kandidatët kundërshtarë.

“Jam sot kundër diktatorit të vogël me çorape të kuqe dhe të verdha”, tha ai , ndërsa shtoi: “Ai është njeriu që largoi 500 mijë shqiptarë, njeriu që e përdori demokracinë në Shqipëri vetëm për 5 oligarkë. Ai shpërdoroi jo vetëm besimin, por edhe paratë e shqiptarëve. Kemi ngecje personale për shkak të Ramës në ecurinë tonë drejt BE-së dhe dua të kujtoj se se përballë më kishin vënë zonjën Mimi Kolesdhi. Sigurisht do të ishte nder për mua, por duhet të kuptojmë se ne nuk jemi përballë tyre, por përballë një njeriu i cili ka deformuar demokracinë në Shqipëri dhe që tenton të bëhet një diktator me çorape të kuqe, duke ka shkatërruar ekonominë. Unë jam gati të vendosem në mbështetje të gjitha atyre që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe këtu e kam fjalën për minoritetin grek. Qeverisë i kërkojmë që të mos heshtë”,- shtoi më tej Idrizi.

Next Post

Regjistrimi jo vetëm operacion statistikor pasi prodhon efekte juridike dhe kushtetuese - Debat në UEJL për Regjistrimin e Popullsisë në RMV

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, sot (11.03.2021), u mbajt debat publik lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në temë: “Nevoja e sensibilizimit të qytetarëve mbi regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Panelistë kryesor të debatit ishin Prof. Dr. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: