Shqipëria të enjten ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

vull

Kuvendi i Shqipëri të enjten pritet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë tha se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë Protokollin.

Qeveria shqiptare sipas Ruçit tashmë e ka miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar.

“Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt. Pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri, të gjitha grupet politike në Kuvend kanë shprehur vullnetin politik pozitiv për ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimn e Maqedonisë së Veriut në NATO” ka shtuar Ruçi.

Next Post

Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi prej sot e deri të martën do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Në përbërjen e Delegacionit të kryesuar nga Xhaferi, do të jenë edhe anëtarët e Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: