Shqiptarët duan të jenë të barabartë në mesin e të barabartëve. Kjo bëhet me demokraci konsensuale

vull
Shkruan: Arsim Hasani-anëtar i Komisionit për Informim në kuadër të PDSH-së
“Shqiptarët hyjnë në bisedime me nga dy këmbë dhe bisedojnë për të fituar një këmbë.”
-Arbën XHAFERI
Largëpamësia e njërit prej liderëve të opcionit të vetëm politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë tanimë e kemi të njohur, disa më herët e që këtë njohuri e shëndrruan në përkrahje, e disa më vonë, pasiqë më nuk e kemi mes nesh e që këtë njohuri e shëndrruan vetëm në fjalë. Por, pamvarsisht nga kjo, secili prej nesh nuk mund të mohojë faktet.
Rruga e trasuar nga dyshja drejtuese e PDSH-së që në fillimet e saja ishte me vizion dhe në të mirë të shqiptarëve të këtyre trojeve, ishte rrugë që kërkonte mund, sakrifice, përkushtim, maturi, diplomaci, qasje reale ndaj problemeve dhe kohës në të cilën jetohej atëherë e po jetohet sot. Ky rrugëtim, që kishte filluar të jepte rezultatet e para praktike, për një moment u ndërpre me një proces të dhimbshëm, në fillim paksa konfuz e që në fund u menaxhua disi po nga e njejta shtyllë drejtuese, që më pas para nesh të kemi një periudhë të re gati 20 vjeçare, që për popullatën tonë mund të quhet edhe si periudha e “integristëve”, edhe pse ende gjer më sot, askush prej përfaqësuesve të kësaj “rryme” të re politike, nuk diti dhe nuk po dinë të sqarojë domethënien reale të sajë, e që në vete ngërthen dështime, vjedhje, korrupcion, vasalitet, procese të montuara gjyqësore, represion, shpërngulje, varfërim, pasiguri ekonomike e fizike.
Disa të arritura të “shpejta” me tempon e breshkës, sot pas kaq vitesh kanë filluar të ndjehen, dhe eksponentët e kësaj “politike” gradualisht kanë filluar të merren me poste të caktuara si Ministër i kësaj, Ministër i asaj, Kryetar i Kuvendit, President “konsenzual” e së fundi edhe me postin e Kryeministrit të parë shqiptarë, dhe kjo nuk do të ishte edhe aq e keqe, po sikur të mos ishte pikërisht ajo që parashikoi Arbën Xhaferi, të kërkosh të fitosh një këmbë kur i ke dy.
Cila ishte vlera dhe pesha e Minsitrit të parë shqiptar në disa resore, apo e Kryetarit të parë shqiptarë të Kuvendit? Po cila do të jetë pesha reale e “Kryeministrit” të parë shqiptarë, kur kabineti po edhe shumica parlamentare në rrethanat aktuale nuk mund të jenë në duart e të njejtit? Pse kjo salto e përnjëhershme e atij që më në fundë u bë i gjallë pas izolimit disa muajsh e që nuk e pa të rrugës një herë t’iu drejtohet qytetarëve së paku për ti inkurajuar e qetësuar në këtë krizë që po rrezikon shëndetin e të gjithëve? Ka edhe shumë pyetje, por, ta lëmë me kaq.
Në një shtet shumëetnik siç është Maqedonia e Veriut, ku megjithate shumicën parlamentare në kontinuitet do ta kenë subjektet maqedone, nuk duhet të kërkohet posti që do të drejtojë individi, pamvarsisht se kush është ai dhe nga cila parti vjen. Duhet të krijohen standarde që pengojnë mbivotimin në çdo nivel e institucion, duhet të mendohet drejt një demokracie konsensuale reale e jo pompozitet fiktiv. Shqiptarët e këtij nënqielli kanë nevojë për pushtet real e të drejtë, e jo për improvizime sa për sy e faqe. Nuk duhet të lejohet edhe një mashtrim dhe devijim nga rruga e qartë e trasuar vite e vite më parë, me floskula e parolla populiste të këtij lloji që synim kanë përfitimin momental parazgjedhor partiak.
Iku koha e parullave UÇK, UÇK, UÇK e këndej puno e vjedh për interesat personale e të ngushta grupore.
Shqiptarët kanë nevojë të futen në bisedime me nga dy këmbë e të fitojnë një herë e përgjithmonë gjithë trupin që ka kohë po u venitet. Shqiptarët duan hisen e tyre në këtë shtet, e hisja e tyre nuk është vetëm një kryeministër kukull.
Shqiptarët duan të jenë të barabartë në mesin e të barabartëve, e kjo bëhet me vendimmarrje KONSENSUALE.
VJEN VERA KA DERA!
Next Post

Deklaratat e Arben Taravarit në televizion publik janë anti-shqiptare

Në konferencën e djeshme për shtyp, Menduh Thaçi iu drejtua opinionit për temat e fundit në vend. Mes tjerash, ai potencoi se qytetarët shqiptarë i kanë respektuar masat dhe faji nuk ju takon atyre. “Dua vetëm t’i përkujtoj njerëzit se koketimet e Bujar Osmanit me krerët apo bandën ende në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: