Shqiptohen 307 sanksione në territorin e tërë shtetit për tejkalim të shpejtësisë

vull

Gjatë ditës së djeshme (12.07.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 307 shoferë, prej tyre 17 kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse katër automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

Aksident tragjik, humb jetën 52 vjeçari nga Dibra

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast me pasoja fatale. Një shofer 52-vjeçar ka humbur jetën, pasi kombi që kanë duke e vozitur ka fluturuar nga rruga. “Më 13.07.2021 në ora 05.10 është denoncuar se në qarkoren e Shkupit, në Smilkovc, kombi me targa të Ohrit, me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: