Shqiptohen 42 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë të regjistruara me të ashtuquajturin ”radar nate” në Tetovë

vull

Më datën 03.06.2021 në periudhën kohore nga ora 20:30 minuta deri më 23:30 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizuan kontrollë të shpejtësisë së automjeteve në vendbanime. Gjatë këtij kontrolli, me shfrytëzimin e të ashtuquajturit ”radar nate” janë konstatuar dhe janë sanksionuar në mënyrë ligjore 42 tejkalime të shpejtësisë së lejuar maksimale, prej të cilëve 10 prej tyre me mbi 50 km në orë.

 Përveç kësaj, janë sanksionuar edhe pesë kundërvajtje tjera. Përveç kësaj, poashtu, në rajonin më të gjerë të Tetovës vazhdojnë edhe kontrollimet në të cilat janë përfshirë motoçiklistët, në kuadër të së cilit fokus të posaçëm është drejtimi pa patentë shoferë, mosbajtja e kaskës mbrojtëse dhe parregullësitë teknike dhe motoçikleta të paregjistruara.

Next Post

Flokë bionde, sy jeshil dhe figure e hollë: Thuhet se është stjuardesa më e bukur në botë

Me pamjen e tij tërheqëse, ai tërhoqi shumë vëmendje, dhe sa herë që poston një foto në Instagram ku ka gati 800 mijë ndjekës, ai shkakton një ortek komentesh dhe shumë pëlqime. Edhe pse ka fituar popullaritet të madh në këtë rrjet social, bukuroshja Laura Damore është një stjuardesë me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: