Në periudhën nga data 21.03.2022 deri më 27.03.2022 Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve për mosplotësimin e kushteve të parapara për errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 44 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shoferëve të cilët kanë shkelur rregullat u janë shqiptuar dënime adekuate.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
You must be logged in to post a comment.