Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Shtyhet afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve për Konkurset vjetore për financim të projekteve me interes nacional në fusha dhe aktivitete të caktuara të kulturës për vitin 2022

1 min read

Ministria e Kulturës,me Vendim nr. 08-12751/1,zgjat afatin për dorëzim të fletëparaqitjeve për Konkurset vjetore për financim të projekteve me interes nacional në fusha dhe aktivitete të caktuara të kulturës për vitin 2022.Afati për dorëzim elektronik të fletëparaqitjeve vazhdon deri më 11.11.2021,deri në ora 12:00.

Zgjatja e afatit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është me qëllim për t’u ofruar një periudhë më të gjatë kohore atyre aplikuesve të cilët kanë nevojë,sepse dorëzimi elektronik i fletëparaqitjeve për të gjithë ne është një përvojë e re dhe i tërë procesi duhet të zhvillohet pa të meta.

Përkatësisht,Ministria e Kulturës këtë vit për herë të parë sjelli aplikimin elektronik për të konkururar.Para shpalljes së Konkurseve vjetore janë mbajtur trajnime për shfrytëzuesit në Qendrat për kulturë në mbarë vendin dhe në Shkup.Që nga fillimi i konkursit,për mbështetje teknike janë hapur dy linja telefonike,ku shfrytëzuesit marrin informacionet e nevojshme,ndërsa konsultimet kryhen edhe përmes adresës elektronike në veprimtari të caktuara.