Shuhet, XHEVDET VEJSELI, Sokrati shqiptar i kohës sonë (23.9.1952 – 1.3.2021)

vull
Ciklin e ulët të shkollës fillore e ka mbaruar në vendlindje, kurse ciklin e lartë në fshatin Jegunovcë. Shkollimin e mesëm e ka nisur në gjimnazin elitar “Rade Jovçevski – Korçagin” në Shkup, por për arsye teknike e taktike e ka braktisur shumë shpejt për të vazhduar në “Normalja e Tetovës”. I prirë nga dëshira për artin muzikor dhe nga puna vetëmohuese e mësimdhënëses Advie Kuriu, Xhevdet Vejseli ka marrë pjesë aktive në jetën kulturore të shkollës si korist i përpiktë dhe si mandolinist virtuoz, duke mos harruar për asnjë çast as detyrimet e tjera të parapara me planin dhe procesin mësimor.
Pas përfundimit të ciklit të mesëm shkollor është punësuar si mësimdhënës në shkollën fillore të fshatit Dobrosht ku ka qëndruar deri në vitin 1974 kur edhe ka vendosur që të ngjitet shkallëve të mendimit akademik. Ka qenë shumë i interesuar për të studiuar filozofinë, por me rekomandim të profesorit Xhevahir Shaqiri ka filluar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ku për një kohë të shkurtër ka arritur të bëhet figura qendrore e aktiviteteve studentore. Si sekretar i rinisë së këtij fakulteti ka arritur të vë kontakte edhe me shumë studentë të dalluar të kryeqendrave të ish Jugosllavisë të cilët më vonë u bënë figura udhëheqëse të proceseve të mëdha. Gjatë kohës së studimeve ka qenë personazh i dashur dhe i respektuar mes profesorësh të dalluar, mes dijetarësh dhe studiuesish të dëshmuar, mirëpo i njohur nga qëndrimet kritike dhe juridike për fenomene të ndryshme politike dhe praktike është ballafaquar edhe me kundërshtarë të rreptë të “logjikës ballkanike” të cilët, në vend që t’i jepnin mundësinë për t’u punësuar si asistent në fakultet, përmes “rrugësh institucionale” e kanë udhëzuar për “riedukim në bazë” duke e detyruar që të punojë për rreth 17 vite (1981-1998) si mësimdhënës në shkollën fillore të fshatit të tij të Xhevdet Vejseli ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e jetës kulturore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë mandolinist dhe defator në orkestrën e ShKA “Xheladin Zeqiri” për një kohë të gjatë (1972-2012), pastaj ka marrë pjesë herë pas here (1983-1998) edhe në aktivitetet e ShKA “Emin Duraku” të Shkupit. Ka qenë tepër aktiv, që nga fillimi, në oktetin e këngëve të vjetra qytetare “Tetovarët”, kurse ndihmesë të rëndësishme ka dhënë edhe në shoqatën kulturore “Sofra gjakovare” të Shkupit. Ka poseduar një vesh të stërholluar muzikor. Ka pasur potencial intelektual dhe artistik për të trajtuar të gjitha aspektet strukturore, përmbajtjesore dhe estetike të muzikës popullore, sepse atë e ka njohur në detaje. E ka dashur muzikën toske po aq sa edhe muzikën gege. Ka ditur me qindra këngë pollnjane, myzeqare, korçare, përmetare, shkodrane… Me fjalë të tjera, ai e ka njohur në detaje muzikën popullore, por mbi të gjitha atë gjakovare dhe elbasanase.
Next Post

Idrizi takim me strukturat në Elbasan: Rama dhe Rilindja tradhtuan Çështjen Çame, tani i pret opozita dhe stoli i turpit të historisë

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike. “Kemi shumë arsye për të qenë në këtë aleancë së bashku. Po e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: