Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Shumica qeverisëse ofron zgjidhje për nënshtësinë

2 min read

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka sqaruar të gjitha çështjet të cilat lidhen me procesin e regjisrimit si dhe qëndrimin e shumicës parlamentare në vend.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Që nga formimi i koalicionit të shumicës reformuese parlamentare dhe arritjes së marrëveshjes së koalicionit midis BDI dhe LSDM, cështja e nënshtetësisë ka marrë trajtimin e duhur institucional nëpërmjet të dialogut të drejtpëdrejt të përfaqësueve më të lartë në ekzekutiv të dy partive tona.

Të paturit të dokumentave valid në drejtorinë e librave amë ka qenë thelbi i bisedimeve në funksion të qenurit bazë për marrjen e nënshtetësisë.

Këtë e kishim komunikuar disa herë në media dhe tashmë procesi ka filluar në bashkëpunim të drejtorisë së Librave Amë, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë.

Dëshiroj të njoftoj qytetarët që në vitin 2019 ka patur vetëm 426 shqiptarë në procedurë për marrjen e nënshtetësisë, ndërsa në vitin 2020 ka patur gjithësej 440, kurse në tre muajt e parë të këtij viti ka 103 aplikacione.

Në katër vitet e fundit janë dhënë 2371 nënshtetësi për shqiptarët ndërsa janë refuzuar 223 gjithësej.

Në totall, gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim janë akorduar mbi 13.000 nënshtetësi.

Aktualisht, në përpunim janë gjithësej 2674 kërkersa për nënshtetësi.

Në konfirmim të këtyre të dhënave institiucionale vie edhe vet dështimi i pretendimeve opozitare në funksion të keqpërdorimit të halleve qytetare si për shembull me aplikacionin e tyre online ku nuk kanë aplikuar më shumë se vetëm një mijë qytetarë, shumë shumë shumë larg 70 mijëshit të pretenduar.

Jo më larg se javën e kaluar, 100 shqiptarë pa nënshtetësi kanë dhënë provimin e gjuhës dhe janë në drejtim të marrjes së nënshtetësisë.

Hallet e qytetarëve zgjidhen me përkushtim dhe punë, jo me llafe të zbrazëta dhe bllokada të ndihmave ekonomike për qytetarët.

Kjo është ajo që na dallon. Puna. Përkushtimi. Realizimi.