Si do të jenë ditët e fundit të verës? Parashikimi i motit për këtë javë

vull

Jemi në ditët e fundit të verës, megjithatë duket se do të kemi ende kohë për të bërë edhe disa ditë plazh. Kjo sepse temperaturat do të vijojnë të jenë të larta këtë javë, pasi siç shihet në tabelën më poshtë, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celcius.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët, me vranësira hera-herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët, do t’i lenë vendin motit të kthjellët.

Era, do të fryjë nga juglindja e më së shumti nga veriperëndimi, e lehtë në tokë dhe përgjatë bregdetit mesatare. Gjatë ditës së premte era do të jetë e fortë në brigjet e Jonit, çka do të sjellë rritje të dallgëzimit në forcën 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat për 5 ditë, si më poshtë:

 

Next Post

Blinken: Shtetet e Bashkuara do të punojnë me talebanët nëse mbajnë premtimet e tyre

Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me talebanët nëse ata përmbushin detyrimet e marra, tha kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, disa orë pas largimit të ushtarëve të fundit amerikanë nga Afganistani. “Çdo fazë që do të ndjekim nuk do të bazohet në atë që thotë qeveria talebane, por në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: