Siguria në trafik në vend të pare, MPB dhe SRSKRR-ja me fushatë për siguri më të madhe, sanksionohen 231 shoferë të dehur

vull

MBP dhe SRSKRR-ja vazhdojnë me aktivitetet edukative, parandaluese në trafik, por edhe me kontrollime të përforcuara të policisë së trafikut, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në trafik. “Siguria në trafik në vend të parë”, “Mos e nënvlerëso lodhjen. Vozit i çlodhur!” , “Mos e drejto automjetin nën ndikimin e alkoolit”, “Zvogëlo shpejtësinë, për arsye se shpejtësia e madhe sjell gabime që përfundojnë me fatalitet!”, janë një pjesë nga porositë të cilat MPB dhe SRSKRR-ja këtë fundjavë iu drejtuan pjesëmarrësve të trafikut nga Manastiri me qëllim ngritjen e vetëdijes  për rëndësinë dhe për nevojën e pjesëmarrjes të përgjegjshme dhe të sigurt në trafik.

MPB dhe SRSKRR-ja apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm dhe të kuptojnë sa është e rëndësishme të respektohen rregullat dhe rregulloret në trafik për arsye se vetëm në atë mënyrë, përmes përforcimit të vetëdijes kolektive mund që trafikun ta bëjmë më të sigurt për të gjithë.

SRSKRR dhe MPB-ja vazhdojnë me aktivitetet në kuadër të Fushatës Verore. Aktivitetet parandaluese në trafik janë të dedikuara për të gjithë pjesëmarësit në trafik. U bëjmë me dije për ndikimin e lodhjes në sigurinë në trafik. Me të ashtuquajturat “Syze të dehura” të cilat simulojnë percepcionin e personit nën ndikimin e alkoolit, u bëjmë me dije për rrezikun dhe për pasojat nga drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, u bëjmë me dije edhe për pasojat nga drejtimi i automjetit me shpejtësi të madhe dhe sjellja agresive në trafik. Pjesëmarrësit në trafik po i japin përkrahje fushatës dhe besojmë se të gjitha përpjekjet nga SRSKRR dhe MPB-ja në fund do të japin rezultate në drejtim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në trafik-deklaroi Gordana Kozhuvarovska, kryetare e SRSKRR-së në eventin e sotëm në Manastir.

Nga MPB-ja paralajmëojnë se vazhdojnë me masat dhe aktivitetet parandaluese dhe represive. “Qëllimi i ynë është të arrijmë te secili qytetar. Në aktivitetet të cilat i realizuam me SRSKRR-në i informojmë të gjithë qytetarët se siguria në trafik, përveç të tjerave është obligim ndividual dhe e drejtë individuale e çdo pjesëmarrësi në trafik, dhe secili që merr pjesë në trafik është i obliguar t’i respektojë  rregullat dhe rregulloret në trafik. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm, por për fat të keq ende kemi pjesëmarrës në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, drejtojnë automjetet pa patentë shofer ose i shkelin  rregullat për kufizimin e shpejtësisë. Për shoferë të këtillë nuk ka vend në trafik dhe ata do të sanksionohen dhe do të përjashtohen nga trafiku. Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 07 deri më ora 12 në territorin e tërë shtetit kishim 434 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Poashtu mbrëmë në periudhën nga ora 23 deri më ora 05 janë sanksionuar 231 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, prej këtyre 35 në territorin e SPB Manastir. Kontrollime në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me të vetmin qëllim mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të çdo qytetari-deklaroi zëdhenësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Next Post

Dita e Bjeshkëve të Bushtricës/ Klosi: Me rrugën e Arbrit dhe aeroportin e Kukësit, destinacion i preferuar i turistëve

Bashkia e Kukësit mblodhi sot banorët vendas, vizitorë e udhëtarë dhe autoritetet e turizmit në vend në një festë mbresëlënëse në Ditën e Bjeshkëve të Bushtricës, mes natyrës së mrekullueshme të zonës. Në aktivitet mori pjesë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: