Sigurojmë mbështetje për të çuar përpara procesin e digjitalizimit

vull

Sot në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë ministri Jeton Shaqiri priti në një takim pune ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, sh.t. Zhang Zuo.

Gjatë takimit me ambasadorin kinez u diskutua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në sektorin e IT.

 

“Potenciali i Republikës Popullore të Kinës përsa i përket investimeve në fushën e IT është tejet i madh. Gjithashtu ndihma që mund të ofroj ky vend edhe në formë të konsulencës në sektorin e IT-së është shumë e mirëpritur” tha Shaqiri.

 

Ministri Shaqiri falenderoi ambasadorin kinez për mbështetjen e ofruar deri tani përsa i përket procesit të digjitalizimit dhe për ndihmën e ofruar gjatë periudhës së pandemisë. Takimi përfundoi duke i lënë dyert hapur për të thelluar bashkëpunimet në të ardhmen.

Next Post

Zaev në Tiranë: Realizimi i projekteve me mbështetje të Planit ekonomik-investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor siguron bashkëpunim dhe rimëkëmbje afatgjate ekonomike

“Plani ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor e mbështet rimëkëmbjen afatgjate ekonomike të rajonit, njëkohësisht duke nxitur integrimin rajonal. Zbatimi i Planit do të stimulojë aktivitetin ekonomik, do të rris investimet në sektorin privat dhe publik, do të përforcojë konkurrencën dhe inovacionet, veçanërisht në kompanitë e vogla dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: