Sildi Koqini: Bashkia e Çamërisë, Toka e agrumeve, Bashkia e madhe e Konispolit

Arvanit Cameria

Më 23 janar 2014, me propozim të Konferencës së Kryetarëve, Kuvendi miratoi ngritjen e Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Vendimi parashikonte përbërje të barabartë mazhorancë-opozitë: 6 anëtarë nga PS, 2 nga LSI, 6 nga PD, 1 nga PR dhe 1 nga PDIU.Pas një veprimtarie intensive dëgjesash publike, Komisioni Parlamentar miratoi në maj 2014 dy variante të ndarjes së re (një me 39 dhe një me 47 njësi) dhe ngarkoi Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore me procesin e konsultimit për to.Në ndarjen administrative të propozuar nga qeveria Rama 1, Bashkia e Konispolit nuk ekzistonte duke u copëtuar dhe bashkuar më pas Bashkisë së Finiqit (Livadhjasë që diskutohej atëherë) dhe Bashkisë së Sarandës. Gjatë gjysmës së parë të Korrikut, deputeti i PDIU-së Ardit Bido mori pjesë si i ftuar në mbledhjet e Komisionit të Posaçëm për Reformën, ku prezantoi propozimet e PDIU dhe advokoi për rritjen e numrit të njësive në ndarjen e re në 60-70 – dhe më pas në 70-80 – nga 47 njësi që ishte varianti më i madh i miratuar nga Komisioni deri atëherë duke argumentuar:

‘Zona e Sarandës dhe Delvinës, që nis nga Konispoli e përfundon në Himarë, ëshë një hapsirë sui generis në reformën e re administrative. Për shkak të krijimit të një bashkie të re me shumicë minoritare, ajo është hapsira e vetme në vend, në të cilën bashkohen komuna nga rrethe të ndryshme ( dy komuna nga Delvina dhe tre nga Saranda; një nga Saranda dhe dy nga Vlora ). Për më tepër këto komun jnaë në kufijtë e qyteteve përkatëse që janë Delvina, Saranda dhe Konispoli, duke vendosur qytetet, pa qendrat funksionale të hapsirës në fjalë, në cep të bashkive të reja. Në këtë hapsirë, është përdorur një kriter përjashtimor, duke krijuar një bashki të re jo në bazë të funksionalitetit, por në bazë të etnisë. Krijimi i kësaj bashkie të re minoritare dizfunksionale, nuk duhet asesi të krijoj dizfunksionalitet,  në Bashkinë e Sarandës dhe të Delvinës. Në bazë të hartës së prezantuar nga qeveria, kjo bashki shkatërron funksionalitetin e bashkive përreth. Grupi i punës i ngritur pranë PDIU-së, i qëndron mendimit se bashkia e re, që ka shumicë minoritare, brenda zonave të njohura si minoritet, duhet të egzistojë, si një pjesë e madhështisë dhe krenaris së kombit shqiptar, që në ndryshym nga shtetet fqinje, jo vetëm nuk i ka dëbuar apo të ketë ushtruar genocid ndaj minoriteteve, por krejt e kundërta, respekton çdo kërkesë të tyre legjitime. Të frymëzuar nga kërkesat e drejta të shqiptarëve të Çamërisë, ne i përgjigjemi shtetit fqinj, jo sy më sy e shëmb më dhëmb, por me forcën e shembullit të mirë! Në të njëjtën kohë, për të mundësuar funksionalitetin e Bashkisë së Sarandës, Delvinës dhe Konispolit, është e domsdoshme që si një hapsirë sui-generis që kjo zonë është, të ketë ndërhyrje në fshatrat që janë ngjitur e nganjëherë pjesë integrale e këtyre qyteteve.’

Më 17 korrik 2014, Kuvendi shpalli vendimin për miratimin e kryetarit të PDIU, z. Shpëtim Idrizi si anëtar të Komisionit me të drejtë vote. Po atë ditë, Komisioni miratoi edhe hartën e re me 61 bashki, që më pas u miratua me 88 vota në seancë plenare, më 31 korrik, 2014.

̈̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ?
Dua të jap vetëm dy argumente që mendoj se janë më kryesorët.
.
Bashkia e sotme e Konispolit është fatkeqësisht, e fatmirësisht në të njëjtën kohë, pjesa e mbetur e Çamërisë në Shqipëri. Me krijimin e Bashkisë Konispol, Çamëria nuk është më një vend ‘i paprekshëm’ (siç janë qytetet çame në Greqi), por është aty me çamët e tij për të pritur këdo që dëshiron të vizitojë Çamërinë. Bashkia Konispol është kufiri ndarës mes shtetit grek dhe Bashkisë minotare të Finiqit. Sa të lehtë do ta kishte Greqia të shtrinte ndikimin e saj në jugun e Shqipërisë nëse do kishte në kufi një bashki të minoriteti grek? Sa të lehtë do ta kishte të zbatonte planin e hershëm për Vorio Epirin?

‘’ Nën pretekstin e interesimit për minoritetin grek në Shqipëri dhe për të ashtuquajturën ‘ Vorio Epir’, në politikën greke vihet re si një konstante e qëndrushme, synymi i përhershëm për henelizmin e Jugut të Shqipërisë.  Përpjekjet e hapura për ta orientuar atë drejt Greqisë jo vetëm aspektin ekonomik, por edhe atë social, fetar, shpirtëror e kulturor, kanë marrë trajta agresive. Ato shihen në ekspansionin e shkollave, gjuhës dhe kulturës greke, në presionet që u bëhen shqiptarëve për të ndërruar emrat, fenë dhe madje edhe shtetësinë duke u konvertuar në të ashtuquajturën shtetës

Next Post

Idrizi: Dinjiteti dhe qytetaria fierake do të dalin në mbrojtje të kauzës Çame, një detyrim madhor kombëtar i nëpërkëmbur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë

Gjatë takimeve të një dite më parë, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u ndal në Fier ku zhvilloi një takim me strukturat partiake të këtij qyteti në mbështetje të kandidatit për deputet të PDIU-së, Nustret Avdullai. Gjatë takimit Idrizi u shpreh se dinjiteti dhe qytetaria fierake do të dalin në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: