Spitali privat Sistina po kërkon me anë të gjyqit nga Bojan Jovanovski-Boki 13 të paguaj 10,000 euro, një borxh që gjoja nuk e ka paguar. Një seancë gjyqësore e Gjykatës Civile ishte për t’u zhvilluar sot, por ajo u shty për shkak se avokati i Jovanovskit ja ka anuluar autorizimin.
Jovanovski gjatë gjithë kohës ankohet për problemet shëndetësore të shkaktuara nga operacioni i pasuksesshëm që ai kishte në “Sistina” për ngushtimin e stomakut, për këtë arsye ai është dërguar në klinikat e Shkupit pothuajse çdo ditë tjetër nga Burgu i Shkupit./KohaNews