Sondazh: BDI fitues absolut i zgjedhjeve të 15 korrikut

Blerand Rexhepi

Sondazhi i fundit e nxjerrë partinë e Ali Ahmetit fituese absolute të zgjedhjeve që do të mbahen më 15 Korrik .BDI pason me 6.4 përqind besim te votuesit, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët (3.6%).

Më shumë se 60 përqind e qytetarëve thanë se nuk besojnë tek asnjë politikan, ndërsa qytetarët e tjerë kishin më së shumti besim tek Zoran Zaev (6.2%), Hristijan Mickoski (5.1%) dhe Venko Filipce (3.4%). Në kontrast me një sondazh të opinionit publik në prill, kur 64 përqind e të anketuarve thanë se do të shkonin në votime, një sondazh i qershorit tregoi se frika e koronavirus po rritet dhe kjo shifër tani do të ishte 44 përqind.

Hulumtimi i MKD.mk i realizuar nga agjencia Market Vision nga 13 deri në 18 qershor tregon një ndryshim të madh në pjesëmarrje, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi.

Për sa i përket vlerësimeve të partive, nga 44 përqind që do të shkojnë në votime, nuk ka ndryshime të mëdha në krahasim me sondazhin e prillit. VMRO-DPMNE (15.2%) ka një avantazh ndaj LSDM-së (14.1%) me 1.1%. BDI pason me 6.4 përqind besim te votuesit, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët (3.6%), E majta (2.3%), LDP (1.9%) …

Nëse shikojmë kombësinë e votuesve, atëherë 14.4 përqind e maqedonasve do të votonin për VMRO-DPMNE-në, dhe 11.8 përqind për LSDM-në. Asnjë votues i vetëm nga elektorati shqiptar nuk do të votonte për VMRO-DPMNE dhe 0.6% do të votonin për LSDM-në. BDI është partia më e popullarizuar midis shqiptarëve – 6.4%, dhe 3.4% e shqiptarëve do të votonin për Aleancën.

Sondazhi është realizuar nga 13 qershori deri më 18 qershor 2020 duke përdorur metodën CATI – anketim telefonik dhe aty janë përfshirë 1.200 të të anketuarve.

Next Post

Ali Ahmeti dhe Amerika

Populli shqiptar dhe historia e tij e luftërave për liri dhe pavarësi, në katalogun e tij, ka shumë pak udhëheqës të cilët hynë në rreshtin e parë dhe mbetën në ballin e listës, nga lartësia e së cileë jo vetëm nuk u hoqën kurrë, por përfunduan model e u benë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: