Sot duhet të sillet vendimit nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik, për Katica Janeva

vull

Këshilli i Prokurorëve Publik gjatë ditë së sotshme duhet të sjell vendim se a do të filloj procedura për shkarkimin e Prokurores Speciale Publike Katica Janeva për shkak të mos kryerjes së detyrave në mënyrë profesionale, transmeton KohaNews.


Prokurorja e deritanishme e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva gjendet në paraburgim për rastin “Zhvatja”.

 

Kole Shteriev, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik pas seancës, e cila zgjati 8-të orë, tha se ai dhe anëtarët e tjerë të Këshillit kanë arritur vetëm ti shqyrtojnë një numër të madh të materialeve gjë që tek ta janë dorëzuar në lidhje me hetimet për rastin “Zhvatja”

 

Sipas Steriev, Këshilli i Prokurorëve Publikë po përballet për herë të parë një situatë e tillë në të cilën kreut të Prokurorisë Publike i është dhënë masa e paraburgimit. Ai nuk ka dashur të zbulojë nëse për këtë çështje ka qëndrime të kundërta në mesin e anëtarëve të Këshillit./ KohaNews

 

Next Post

UT bën diferencën – të rinjtë nga vendi dhe më gjerë kanë përzgjedhur këtë institucion për t’u regjistruar

Gjatë ditëve të para të afatit të parë të regjistrimit në Universitetin e Tetovës, interesimi i kandidatëve të cilët aplikojnë për të fituar statusin e studentit, ka qenë i lartë. Në 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, në 60-të programet studimore, deri më tani kanë aplikuar një numër i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: