Sot, në Komunën e Bogovinës u organizua manifestim në kuadër të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut.

vull
Në këtë manifestim të pranishëm ishin ambasadorja e Zvicrës, znj. Veronik Hulman, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z. Naser Nuredini, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, z. Armen Grigorian dhe kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu.
Kryetari shprehu falënderime të shumta për Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen financiare që po bën vazhdimisht në Komunën tonë, për UNDP-në që po bën implementimin e këtyre projekteve kapitale si dhe Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor si një përkrahës dhe partner shumë të rëndësishëm në gjithë këtë proces.

Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i prirur ndaj fatkeqësive dhe është veçanërisht i prekshëm nga rreziku i përmbytjeve. Për t’i tejkaluar situatat e vështira që ndodhin në vendin tonë Qeveria Zviceriane ka krijuar një Program për Përmirësimin e Rezistencës ndaj Përmbytjeve në Rajonin e Pollogut. Projekt që zbatohet me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor.
Qëllimi kryesor i Programit është të inkurajojë ndryshimet në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në nivel rajonal, gjegjësisht në nivelin e pellgut lumor.
Programi përcaktoi vendet më kritike për ndërhyrje me masa strukturore përmes ndërtimit të shtretërve të rinj të rregulluar të lumenjve, përfshirë lumin e Bogovinës. Kjo ndërhyrje është planifikuar të kryhet në dy faza që kanë filluar me punë, dhe pritet të përfundojnë për 6 muaj, përfshirë lumin e Bogovinës rregullimi i të cilit kap vlerën prej 1.2 milionë euro.
Gjithashtu, javën e ardhshme do të fillojnë punimet ndërtimore për zbatimin e masave për mbrojtje strukturore dhe bioinxhinerike nga vërshimet në fsh. Shipkovicë të komunës së Tetovës, për të cilat Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar bashkëfinancim prej rreth 10 milionë denarë (10.162.000 denarë) ose 49% nga shuma e përgjithshme.

Next Post

Ndërron jetë ish ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, Naim Memeti

Sot ka ndërruar jetë ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Naim Memeti. Memeti ka qenë ambasador i Maqedonisë në Danimarkë në vitin 2014-2018. Naim Memeti është i lindur në Tetovë në vitin 1978, dhe ka qenë ambasador i dërguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Memeti ka ndërruar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: