Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Spasovski në Konferencën e OSCE-së: “Me aksion të koordinuar dhe aktiv të bashkëpunimit ndërkombëtar deri në ballafaqimin me rreziqet e sigurisë globale

4 min read

“Ekstremizimi i dhunshëm si fenomen merr një kujdes të madh në politikën ndërkombëtare, edhe me të drejtë-për shkak të rritjes të vetëdijes se duhet të përgjigjet ndaj prejardhjes të aktivitetit terrorist, e jo vetëm të fokusohemi në ndaljen e sulmeve. Në të njëjtën kohë, në tërë spektrin e rreziqeve bashkëkohore të sigurisë, përveç ekstremizmit të dhunshëm në ç’do shoqëri gjithnjë e më prezent është edhe fenomeni i radikalizimit, në të cilin shtresa të popullatës së re pranojnë qëndrime dhe ide ekstreme dhe e ndryshojnë sjelljen e tyre, nga aktivizmi politik  deri në zbatimin  e mjeteve dhe metodave të dhunshme”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fillimin e fjalimit të tij në konferencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila u mbajt sot  në Vienë, në organizim të Suedisë, si kryesues vjetor me OSCE-në, në temën “ Përforcimi i qasjes gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftën me terrorizimin dhe të ekstremizmin e dhunshëm dhe të radikalizimit të cilat çojnë deri te terrorizmi në rrethana të ndryshueshme.”

Në kyçjen online në sesionin e dytë të Konferencës, minsitri Spasovski theksoi se ndërtimi i strategjive dhe politikave efikase gjithsesi nënkupton identifikimin e kushteve në të cilat ato paraqiten, si dhe mënyrat e manifestimit të tyre, në pajtim me trended aktuale, gjatë të cilës theksoi:”Si përgjigje ndaj rreziqeve të sigurisë dhe të sfidave, Republika e Maqedonië së Veriut në vazhdimësi i ndërton kapacitet e saja nacionale, në pajtim me strategjinë e sigurisë dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për luftë të përbashkët kundër terrorizimit me qëllim të përforcimit të sigurisë ndërkombëtare, rajonale dhe nacionale”.

Në këtë drejtim ministri Spasovski theksoi se ballafaqimi dhe parandalimi nga paraqitjet e dukurive të ekstremizmit të dhunshëm dhe të terrorizmit planifikohen dhe ndërmerren masa dhe veprime në nivel nacional, përmes koordinmit të 22 instituconeve të ndryshme në kuadër të Komitetit nacional për asgjësimin e ekstermizmit të dhunshëm dhe të radikalizmit dhe të luftës kundër terrorizmit, si dhe në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Drejtorisë për Siguri Publike, përmes funksionimit të formimit të Sektorit të posaçëm për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, në kuadër të të cilit funksionon Njësia për parandalim. Gjatë kësaj, ai apostrofoi disa aktivitete të cilat zhvillohen për momentin, duke filluar nga ato në nivel lokal dhe nivel rajonal, të organizuara dhe të realizuara në ekipe multidisiplinare, pastaj përmes bashkëpunimit intensiv të policisë me komunitetet lokale, posaçërisht me target grupet  (të rinjët, bashkësitë fetare, etj.), si dhe me inicimin dhe zbatimin e projekteve të bazuara në qasje interaktive dhe multidisiplinare në drejtim të individëve ose të grupeve të targetuara, për të cilat sipas indikatorëve të miratuar është konstatuar se janë cak i mundshëm i indiktronimit ose i regrutimit.

“Në drejtim të ballafaqimit me rreziqet globale të sigurisë, Ministria e Punëve të Brenshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes shërbimeve kompetente në mënyrë aktive participon dhe bashkëpunon me organizatat dhe institucionet në këmbimin e të dhënave me interes  të sigurisë, për çështje të cilat e tangojnë sigurinë evropiane”, potencoi ministri Spasovski, gjatë kësaj duke theksuar dimensionin ndërkombëtar të këtyre fenomeneve, të cilat prap, dëshmojnë se asnjë shtet nuk mundet vetë të përgjigjet ndaj këtyre sfidave globale, që nga këtu parandalimi efikas dhe asgjësimi i dukurive  të këtilla nënkuptojnë aksion të koordinuar dhe ndërtim të strategjisë të përbashkët të sigurisë për ballafaqim me këto sfida. Sipas ministrit Spasovski, përparimi i këtij lloji të bashkëpunimit mundëson dimensionim real të dukurive dhe të tendecave të fenomeneve globale të sigurisë dhe reagim të duhur për kundërshtimin e tyre.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut shumë lartë është ngritur vetëdija për nevojën e qasjes dhe veprimit multidisiplinar në nivel lokal, rajonal dhe nacional gjatë ballafaqimit me ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, të cilat shkojnë në drejtim të terrorizmit. Paralelisht me këto aktivtete, me promovimin dhe zhvillimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë” edhe në nivel politik veprohet në drejtim të zbutjes ose eliminimit të plotë të kushteve të mira për zhvillimin e këtyre dukurive”, theksoi ministri Spasovski në fund të fjalimit të tij.