Strategjia për zhvillim e TIK-ut (Teknologjive informatike të komunikimit) për një ekosistem që synon drejt një shoqërie digjitale dhe kah zbutja e ndryshimeve klimatike, kursimin e burimeve të energjisë dhe gjetjen e burimeve alternative, zvogëlimin e gjurmës së karbonit dhe ruajtjen e mjedisit jetësor

vull

TIK-u sot është mjeti më i rëndësishëm i nevojshëm për zhvillimin gjithëpërfshirës dhe një të ardhme të qëndrueshme. Pa marrë parasysh se a janë në shtëpi, në punë apo në lëvizje, njerëzit presin internet të lirë, të shpejtë dhe të sigurt. Pritshmëritë e tjera të rëndësishme shoqërore përfshijnë ndërveprimin e shërbimeve, sigurinë kibernetike, privatësinë dhe besimin e palëve të interesuara.

“Strategjia Kombëtare për TIK-un 2021 – 2025 e Republikës së Maqedonisë së Veriut” përqendrohet në identifikimin e fushave prioritare në sektorin e TIK-ut dhe synon të përgatisë RMV-në për një të ardhme digjitale gjithëpërfshirëse.

 

Përmirësimi i lidhjes dhe infrastrukturës, përdorimi i sigurt i 5G, krijimi i një qendre të besuar të të dhënave të Qeverisë së RMV-së, qendrës së të dhënave për rikuperimin nga katastrofat në rast fatkeqësish, shërbimi i sigurt “cloud” i Qeverisë së RMV-së dhe lidhja përmes rrjetit optik qeveritar, krijimi i Agjencisë për Digjitalizim, shërbimet elektronike të parapara për qytetarët dhe bizneset, gjithashtu edhe fokusi në zhvillimin e aftësive digjitale të qytetarëve (qytetaria digjitale) – janë vetëm disa nga shtyllat e Strategjisë së TIK-ut që MSHIA i paraqet Qeverisë së RMV-së, me anë të së cilës do të arrihen dhe efektet e drejtpërdrejta në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe pasojat mjedisore.

Next Post

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos

Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest. Gjakova në luftë e mposhti me Waza-ari xhudisten serbe, Marica Perisic. Lufta ishte e pakompromis dhe Gjakova e filloi furishëm duke e kërkuar me çdo kusht triumfin ndaj xhudistes Perisic.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: