Studentë të UT-së semestrin dimëror do ta ndjekin në universitete prestigjioze evropiane

vull

Më shumë se 50 studentë nga të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit tonë, semestrin dimëror 2021/22 do ta ndjekin në universitete të ndryshme të Evropës në kuadër të programit Erasmus+.

Me këtë rast prorektori  për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, priti në një takim përcjellës studentët e përzgjedhur.

Prorektori, Prof. Dr. Shefik Shehu, e përgëzoi grupin e studentëve të përzgjedhur, për punën dhe përkushtimin e  tyre që kanë treguar ndaj studimeve dhe se falë rezultateve të shënuara ata sot janë pjesë e këtij suksesi e njëherit janë ambasadorët më të rinj të Universitetit tonë. Koordinatorja e programit Erasmus + në Universitetin e Tetovës, znj. Shpresa Ademi, i informoi studentët për çështje logjistike dhe ndau informacione të përditësuara me ta.

 

Universiteti ynë, pret dhe përcjell studentë dhe staf akademik, në kuadër të platformës më të suksesshme për shkëmbim në botë, atë të Erasmus+. Me një strategji të mirëfilltë të ndërkombëtarizimit, Universiteti i Tetovës, është pozicionuar fuqishëm mes institucioneve më prestigjioze evropiane të arsimit të lartë.

Next Post

Ansambli Nacional shqiptar i vetmi nga grupet pjesëmarrëse që pranoi mirënjohje nga organizatorët e festivalit "JIF Catalunya" 2021, edicioni i 49-të

Sapo ka përfunduar pjesëmarrja dhjetëditore e Ansamblit shqiptar në festivalin me renome ndërkombëtare “Jodranes Internacional Folkloriques de Catalunya” edicioni i 49-të! Janë zhvilluar takime të rëndësishme në nivelet më të larta shtetërore, personalitete të shumta kanë shfaqur interesim të veçantë për ansamblin tonë, janë mbajtur seminare ku u prezantuan në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: