STUDENTËT E UNT-së REALIZUAN VIZITË STUDIMORE NË QENDRËN PËR KËSHILLIM FAMILJAR DHE MBËSHTETJE PSIKOSOCIALE “AURUM” NË ÇAIR

vull
0 0
Read Time:42 Second
Shkup, 24 dhjetor 2021 – Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit Nënë Terza në Shkup drejtimi Punë dhe Politikë Sociale, të udhëhequr nga profesoresha Elisabeta Bajrami Ollogu, realizuan vizitë studimore në Qendrën për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psikosociale “Aurum” në Çair.
Në këtë vizitë studentët u pritën nga drejtuesja e qendrës, znj. Sabile Sherifi dhe gjatë vizitës ata u njohën nga afër me funksionimin e qendrës, shërbimet që ofrohen, stafin e angazhuar si dhe sfidat në kuadër të këshillimit familjar.
Qendra “Aurum” është e specializuar në ofrimin e shërbimeve të këshillimit dhe mbështetjes psiko-sociale me qëllim fuqizimin e individit dhe familjes, ngritjen e vetëdijes ndaj shëndetit mendor të individit, familjes dhe komunitetit në përgjithësi. Në këtë drejtim, një ligjëratë i’u mbajt studentëve edhe nga Prof. Dr. Musa Musai, psikolog dhe njëherazi bashkëpunëtor i ngushtë i qendrës.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

TikTok ia kalon Google në krye, platforma video është faqja e internetit më e vizituar në 2021

Është pothuajse e pabesueshme, por TikTok , një platformë që vetëm pak vite më parë nuk ekzistonte sot, kryeson numrin e vizitave në 2021. Në vitin 2021, ata zunë vendin e parë nga Google dhe janë faqja e internetit më e vizituar këtë vit, sipas analizës së të dhënave në Cloudflare . Çfarë është TikTok […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: