Takim i i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e PABSEC-ut

vull

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Shefin e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, z. Xhemal Oztyrk dhe sekretari i përgjithshëm i PABSEC-ut, z. Asaf Haxhiev. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetja Lidija Tasevska që është nominuar Shefe e Delegacionit të Kuvendit në PABSEC dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, znj. Cvetanka Ivanova. Deklarata për themelimin e PABSEC-ut është miratuar më 26 shkurt të vitit 1993 në Stamboll, nga ana e kryetarëve të parlamenteve të nëntë vendeve – Shqipërisë, Armenisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Republikës së Moldavisë, Rumanisë, Federatës Ruse, Turqisë dhe Ukrainës, ndërsa më vonë u bashkëngjitën edhe parlamentet e Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e 13-të e BSEC-ut konsideruar nga 9 nëntor 2020 ndërsa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 57-të.

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi u uroi mirëseardhje të ngrohtë në republikën e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se kjo vizitë në fakt e shënon edhe fillimin oficial të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë Parlamentare të organizatës së Bashkëpunimit Ekonomi të Malit të Zi. Në këtë kontekst, drejtori urime për një bashkëpunim të frytshëm dhe të suksesshëm, i cili vjen në këtë periudhë të krizës, që e arsyeton nevojën për ballafaqimin e përbashkët me pasojat. Ai nënvizoi se është ithtar i diplomacisë parlamentare e cila në suazat e një situate të ndërlikuar ndërkombëtare, përmes pjesëmarrjes aktive të parlamenteve në marrëdhëniet e ndërsjella të shteteve jep një kontribut pozitiv në uljen e tensioneve, ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Shefi i Delegacionit të PABSEC-ut z. Ozturk falënderoi për pritjen e përzemërt, transmetoi përshëndetjet e ngrohta nga Turqia miqësore, dhe drejtoi urime për anëtarësimin e vendit tonë në PABSEC. Sekretari i përgjithshëm i PABSEC-ut, z. Asaf Haxhiev foli për rëndësinë e rajonit që e mbulon PABSEC-u, si urë e ndërlidhjes transportuese, energjetike të Evropës dhe Azisë, nme ç’rast e përmendi rëndësinë e jashtëzakonshme të ndërlidhje energjetike. Krahas kësaj, sekretari i përgjithshëm Haxhiev, dha një vështrim të shkurtër edhe për strukturën e PABSEC-ut, për kryesimin, sekretariatin ndërkombëtar dhe mënyrat se si mund të inkuadrohet Kuvendi në ato struktura. Ai nuk e lëshoi rastin të shprehë fjalë lëvdate për vendin tonë, për bukuritë e tij dhe para së gjithash, për qytetarët jashtëzakonisht miqësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën besim se ky dimensioni i ri i bashkëpunimit të ndërsjellë do i avancojë akoma më shumë raportet në rajon dhe më gjerë.

 

 

Next Post

Mbyllet objekt gastronomik në rretinën e Tetovës, arrestohen 14 persona

Më datën 09.06.2021 në periudhën nga ora 22:15 minuta deri më 23:45 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontrollë në objekt gastronomik në f. Zhelinë-Tetovë, pronë e Z.S. (49) nga f. Zhelinë. Gjatë kontrollit është konstatuar se objekti ka punur në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: