Takim i Kryeministri Zaev me ambasadorin evropian Gir: Mbështetje nga ana e BE-së për proceset e zhvillimit dhe integrimit

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Dejvid Gir, ambasador dhe shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë.

Në takim është shprehur mbështetja për proceset  e zhvillimit dhe integrimit të shtetit tonë, me fokus drejt avancimit të mëtutjeshëm në proceset reformuese dhe të politikave të dialogut në drejtim të interesave të qytetarëve dhe qëllimeve strategjike të shtetit.

Është vendosur theks i veçantë në aktivitet që ndërmerren për luftën jo-selektiv kundër kriminaliteti dhe korrupsionit në sundimin e së drejtës, për gjyqësorë më efikas, lirinë e mediave, dhe funksionalitetin e institucioneve.

Bashkërisht është konstatuar se është e nevojshme vetëdije e lartë nga të gjitha subjektet politike për Kuvend funksional, në favor të nevojave të qytetarëve dhe implementimit të agjendës evropiane.

“Treguam se nuk ka të paprekshëm kur bëhet fal për sundimin e së drejtës dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë që ti motivojmë të punojnë të gjitha institucionet kompetente dhe organet. Jemi fuqishëm të fokusuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar edhe atë  në bashkëpunim me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë.  Jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse me të gjitha subjektet politike dhe aktorët shoqërorë. Kujdesemi për shëndetin dhe jetesën e qytetarëve dhe kompanive. Numri i investimeve të huaja në vend është rritur. Me të gjithë këto hapa që po ndërmarrim, ne presim që zhvillimi ekonomik të vazhdojë, zbatimi i vlerave evropiane në vend, por edhe një hap përpara në integrimin evropian,” tha Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, zaev dërgoi falënderim deri te euro-komesari Varhej, për përpjekjet e tij të mëha për ndihmë financiare si dhe për shpërndaren e vaksinave edhe drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta me ballafaqimin nga pasojat prej pandemisë.

Next Post

Arrestohet një person nga Nerashti

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Njësia policore Tearcë, sot (23 Prill) rreth orës 13:15, në një garazh të improvizuar midis fshatrave Nerasht dhe Belovishtë i Tetovës, e kanë privuar nga liria 45-vjeçarin Sh.Sh. nga Nerashti. I njëjti dyshohet se ka kryer 4 vjedhje të rënda në objektet tregtare (markete) në Tetovë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: