Takim i Kryeministrit Zaev me përfaqësuesit e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të aksionarëve në SHA“Toplifikim”

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, u takua me përfaqësuesit e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të aksionarëve në SHA “Toplifikim”.
Në takim, përfaqësuesit e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të aksionarëve informuan për një pjesë të problemeve me të cilat janë përballur në periudhën e kaluar.

Bashkëbiseduesit e përshëndetën angazhimin e Kryeministrit Zaev që ti shqyrtojë propozimet e tyre dhe zgjedhjet e mundshme në kuadër të kompetencave nga kompetencat e Qeverisë.

U theksua se Qeveria edhe në mandatin e ri mbetet e përkushtuar në përmirësimin e prosperitetit ekonomik për të gjithë qytetarët, krijimin e institucioneve të pavarura dhe sigurimin e mekanizmave në pjesën e sundimit të së drejtës për ndërtimin e shtetit të fuqishëm, të pavarur dhe me prosperitet.

Next Post

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Vojcieh Ticinjski  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë, Sh. T. Vojcieh Ticinjski. Ambasadori Ticinjski, duke ia uruar rizgjedhjen Kryetarit Xhaferi, i dorëzoi letër me urime prej Kryetarit të Senatit të Republikës së Polonisë, Tomas Grodski dhe ekzemplar të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: